Fjalë për Shpresë në rrjetet sociale!

Në faqet tona zyrtare të Facebook dhe Twitter mund të shpërndani mesazhet që i keni shkruar dhe dërguar në Fjalë për Shpresë kartolinat.
Të gjitha mesazhet do të shfaqen në Facebook dhe Twitter. Kur të përfundojë projekti, do të bëhet një zgjedhje e mesazheve më prekëse dhe do të dërgohen në adresat e personave që kishin shtëpitë më të goditura nga vërshimet, dhe do të organizohet argëtim humanitar ku autorët e këtyre mesazheve do të takohen me personat që kanë pranuar kartolinat e tyre.

Si të bëhet donacioni?

Mund të kyçeni në Fjalë për Shpresë me anë të dërgimit të kartolinave postare Fjalë për Shpresë me mesazhin tuaj të shkruar me dorë për shpresë dhe mbështetje të personave të goditur nga vërshimet, në adresën vijuese:
Agjencia e Postës
F. Postar 160
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë
Kartolinat postare janë falas dhe mund të gjenden në çdo njësi postare të SHA Posta e Maqedonisë. Pagesën për postë mund të paguan në të holla ose të blini pulla në shumë prej së paku 18 denarë për një kartolinë. Gjithashtu, mund të blini kartolina më të shtrenjta se 18 denarë, shumë që përputhet me donacionin tuaj. Më tutje, mund të dërgoni sa të dëshironi prej kartolinave. Në lidhjen më poshtë mund të gjeni vendndodhjen e gjitha postave të Postës së Maqedonisë , ku mund të merrni kartolinat Fjalë për Shpresë dhe të dërgoni në adresën e Agjencisë për Posta. Përveç kësaj, kartolinat mund të lini në një prej kutive të vendosura në territorin e Maqedonisë.

Vendndodhjen

How You Can Help?

Çfarë shume të bëj donacion?

Me shënimin e një mesazhi dhe dërgimin e një kartoline Fjalë për Shpresë, ju bëni donacion prej 18 denarëve në Fondin për Solidaritet të Kryqit të Kuq për rajonet e vërshuar.
Mund të dërgoni dhe bëni donacion sa të dëshironi kartela ose të ngjitni pulla në shumë që ju do të vendosni. Me rëndësi është të mbahet mend të shënohen disa fjalë për shpresë dhe mbështetje për personat të goditur nga vërshimet.

Si të mbështes projektin?

Nëse jeni të industrisë grafike, mund falas të shkarkoni ilustrimin(në dispozicion në versionin maqedonas, shqipe dhe angleze) dhe të printoni së paku 500 kartolina. Ju mund të përdorni këtë udhëzues print. Pas shtypjes, mund të dërgoni në çdo njësi postare të Postës së Maqedonisë ose mund të kyçeni si vendndodhje për partner të Fjalë për Shpresë me shfaqjen e materialeve promovuese për Fjalë për Shpresë si dhe pikë ku kartolinat mund të merren ose të bëheni partner që mund të jetë pikë për dërgim. Nëse vendosni të bëheni partner si pikë për dërgim, Posta e Maqedonisë do t’ju sigurojë kuti postare të lëvizshme për mbledhjen e kartolinave në baza ditore.
Mund të motivoni të punësuarit tuaj për mbështetje nëse e promovoni këtë projekt me anë të ndarjes së afisheve të Fjalë për Shpresë ose me anë të organizimit të dërgimit të Fjalë për Shpresë kartolinave në nivel të kompanisë.

Kur përfundon projekti?

Fjalë për Shpresë do të jetë projekt aktiv deri sa familja e fundit e goditur nga vërshimet nuk kthehet në shtëpi dhe hapësirat e fundit nuk riparohen dhe sërish bëhen për përdorim. Suksesi i këtij projekti varet nga vullneti juaj për të shkruar disa fjalë dhe të dëshmoni edhe njëherë që fjalët për shpresë ndonjëherë mund të sigurojnë mbështetje nga e cila do të përjetojmë shumë vite kur vuajtja dhe dhimbja do të zbehen. Fjalë për Shpresë gjithashtu tregojnë që ne të gjithë jemi të thyeshëm dhe të prekshëm, edhe ndonëse nuk jemi në mundësi të ofrojmë mbështetje financiare, mund të shkruajmë fjalë që do vlejnë për dikë më shumë se ndihma financiare.

Fjalë për Shpresë kartolina dërguar

1.289