Rreth nesh

Fjalë për Shpresë (Word4Hope) është një koncept humanitar që i lidhur njerëzit në mbarë botën me anë të komunikimit postar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për ë ndihmuar njerëzimin me anë të ndihmës humanitare dhe ndarjes së vullnetit të mirë dhe Fjalë për Shpresë ngushëlluese.

Ilustruesi danez z. Piter Herman ishte artisti i parë evropian, që ka shpikur ilustrimin gjatë vitit 2016 për kartolinat postare që mund të gjenden në çdo njësi postare të SHA Posta e Maqedonisë. Kartolina postare është falas dhe nëse dëshironi të kyçeni në projektin tonë humanitar, gjithë që duhet të bëni është të adresoni kartolinën Fjalë për Shpresë 2016 në adresën vijuese: Agjencia e Postave. Fahu Postar 160, Shkup, Republika e Maqedonisë, ndërsa për shumën e plotë të postës që do të paguani, Posta e Maqedonisë do të jep një donacion në të holla në Fondin për Solidaritet të Kryqit të Kuq për të ndihmuar qytetarët maqedonase që ishin goditur nga vërshimet e 6 gushtit, ku së paku 21 persona humbën jetën.

Fjalë për Shpresë është platformë e hapur dhe secili mund të kyçet. Organizatat mund të bëjnë donacione, por gjithashtu edhe mund të marrin pjesë me anë printimit të një numri të caktuar të kartolinave postare dhe shpërndarje në nivelin lokal dhe kombëtar, me anë të rrjetit të njësive postare ose kompanive që mbështesin këtë projekt. Në lidhjen këtu mundeni falas të shkarkoni ilustrimin e z. Herman dhe të kërkoni certifikatën tonë për Mbështetës Zyrtar të Fjalë për Shpresë dhe të njëjtën mund të përdorni falas për të shtypur dhe shpërndarë kartolinën postare Fjalë për Shpresë 2016.

Ky mund të jetë një projekt aktual, i vazhdueshëm dhe mbetet tek N, në dedikimin dhe humanizmin tonë. Për çdo kartolinë të dërguar, shuma e pullave postare që do të blini për të adresuar kartolinën, jepet donacion në Fondin për Solidaritet të Kryqit të Kuq. Shuma minimale është 18 denarë për një kartolinë. Mund të dërgoni sa të dëshironi nga kartolinat ose të blini shumë të dëshiruar të pullave. Me dërgimin e kartolinave Fjalë për Shpresë në Fahu Postar 160, 1000 Shkup, fondi bëhet më i pasur, jo vetëm me mjete financiare, por edhe me fjalë të sinqerta, njerëzore të shkruar me dorë dhe me shpirt si lehtësim për të dëmtuarit, të cilat nuk mund të harxhohen; mund vetëm të ruhen në zemrat për të përkujtuar sa jemi të thyeshëm dhe të prekshëm dhe shansi ynë i vetëm është lidhja kur në kohëra të vështira ndjehemi të pashpresë.

Kur të përfundojë projekti, të gjitha mesazhet prekëse të dërguar tek ne me anë të këtij projekti, do të adresohen tek familjet e dërguar nga vërshimet kur shtëpitë e tyre do të rinovohen, me anë të kutive postare të dhënë nga Posta e Maqedonisë si donacion për shtëpitë e tyre. Shpresojmë që ato do të mbesin përkujtim i përhershëm i njerëzimit në gjithë ne dhe një alarm për gjenerata e ardhshme që me anë të rrjetit postar njerëzimi vazhdon të ndahet përderisa ekziston njerëzimi!

Kjo është një platformë e hapur e themeluar nga Agjencia e Postës, autoriteti kombëtar rregullator i postave, në bashkëpunim me SHA Posta e Maqedonisë, dhënësi kombëtar postar në Republikën e Maqedonisë. Ilustrimi Fjalë për Shpresë dhe emri Fjalë për Shpresë janë marka të regjistruara mbrojtëse të AP.mk. ilustrimi Fjalë për Shpresë si pamje kryesore gjatë prezantimit të projektit tonë është një pjesë e rëndësishme e pronësisë intelektuale dhe do të përdoret vetëm nëse keni marrë pëlqim paraprak me shkrim nga Agjencia e Postës së Republikës së Maqedonisë.